Arrestohet një person në Prizren, u raportua se po shkonte i armatosur për të sulmuar djemtë e tij

0
311

Është arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se ai po planifikonte të sulmonte me armë djemtë e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në stacionin në Krushë të Vogël, kanë marrë një informatë nga një qytetar, se një baba i ka kërcënuar djemtë e tij dhe se po shkon me armë në vendet e punës ku ata punojnë.

“Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, ku është arritur të ndalohet i dyshuari dhe gjatë kontrollit në brezin e tij është gjetur një pistoletë dhe 10 fishekë të kalibrit 9mm. I dyshuari N.K. i lindur në vitin 1963 është shoqëruar në stacionin policor në Veri në Prizren, ku i njëjti është intervistuar. Për rastin është informuar prokurori i shtetit që ka urdhëruar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet”, është njoftuar nga Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here