Arrestohet një person në Prizren për prishje të rendit publik dhe kanosje ndaj policisë

0
100

Një mashkull kosovar është arrestuar pasi, nën ndikimin e alkoolit, ka prishur rendin dhe qetësinë publike në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, shkruan 04 Online.

Sipas policisë, i dyshuari ka kanosur dhe fyer edhe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 27.01.2026-02:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte prishur rendin dhe qetësinë publike, dhe më pas kishte kanosur dhe fyer zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here