Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Rrugën “Saraqet”, Prizren, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 79.83 g marihuanë, 5.47 g kokainë, tri peshore, 180 euro dhe një telefon celular, shkruan 04 Online.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.
“Rr. Saraqët, Prizren 12.02.2025 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 79.83 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 5.47 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, tri peshore 180 euro dhe një telefon. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online