Arrestohet një i ri në Prizren, i gjenden qese me marihuanë gjatë kontrollit në rrugë

0
89
Foto: Ilustrim

Një rast i dyshuar i shitblerjes dhe posedimit të narkotikëve është zbuluar mbrëmjen e së premtes në Prizren, ku një person ka përfunduar i arrestuar pas një kontrolli policor.

Burimet bëjnë të ditur se më 16.01.2026, rreth orës 21:30, njësia e DHTN-së në Prizren ka ndaluar për kontroll një person në rrugën “Zanat”.

Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari janë gjetur gjashtë qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 4.96 gram.

I dyshuari, është arrestuar dhe është shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Prizren për procedurat e mëtutjeshme.

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit në Prizren, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë.

Rasti është iniciuar si: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here