Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.
S.R dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftim.














































