Në Suharekë është arrestuar një mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 4.92 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, raporton 04 Online.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Hasan Prishtina, Suharekë 25.04.2025 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.92 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online