Një person u arrestua në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren pasi iu gjetën 11.25 gramë marihuanë, raporton 04 Online.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren / 20.03.2025 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 11.25 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online