Një person është arrestuar për kanosje dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë gjatë arrestimit në fshatin Dedaj në Has të Prizrenit, raporton 04 Online.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Fsh. Dedaj, Prizren / 20.03.2025 – 10:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Gjatë arrestimit i dyshuari ka kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online