Arrestohet një 30 vjeqar, dyshohet se gjuajti me armë zjarri në një lokal në Lubizhdë të Prizrenit

0
258
Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, Mbajtja ne pronësi ,kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”.

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 25 maj 2022, hetuesit e Stacionit Policor Prizren VERI, pas një pune operativo hetimore, kanë arrit qe ta ndalojnë të dyshimtin:
• E.R. , i datëlindjes 1992, m/sh/k

I dyshuari më datën 11 maj 2022, kishte gjuajtur me armë zjarri në një lokal ku mbahej muzikë ”live” në fshatin Lubizhd të Prizrenit. Nuk kishte persona të lënduar përveç dëmeve materiale dhe i dyshuari ishte larguar dhe ka qene në kërkim policor. Arma me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur .

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ,në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që i dyshuari të ndalet për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor Prizren VERI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here