Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Suharekë, pasi dyshohet se ka sulmuar një tjetër me një mjet të fortë, raporton 04 Online.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa mjeti i përdorur në sulm është sekuestruar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Brigada 123, Suharekë /18.06.2025 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi e kishte sulmuar me mjetë të fortë (çekan) viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është sekuestruar mjeti/çekani. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online