Një person i cili para tri javësh ka ikur nga Stacioni i Policisë në Suharekë, është arrestuar të dielën nga hetuesit e policisë nga po i njëjti stacion.
I dyshuari me inicialet Xh.G., është kapur pasi policia ka marrë informatë për lokacionin e tij, ku është arritur të lokalizohet, arrestohet e më pas edhe të dërgohet në vuajtje të dënimit sipas urdhërarrestit të gjykatës.
“Për përkujtim i dyshuari më datë 20 tetor, pasi që policia në Suharekë e kanë ndaluar në bazë të urdhër arresteve të gjykatës, është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës. Pas konsultimin me gjyqtarin kompetentë, nga Gjykata është nxjerr vendim për 30 ditë në paraburgim ndaj të dyshuarit. Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është arrestuar tashmë për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria” dhe pas intervistimit, i pandehuri është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren./Koha