Hasan Dakaj, ish-ushtar i UÇK-së, nga Prizreni është arrestuar në Merdare.
Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, avokati Xhevdet Smakiqi.
Hasan Dakaj ishte nisur për në Itali me vëllain e tij.
Kamioni godet për vdekje një këmbësor në Maxhunaj të Vushtrrisë, nuk ndalet në vendngjarje
Smakiqi ka shkruar se është autorizuar nga familja Dakaj që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre.
Ai i ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Punëve të Jashtme që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e Hasan Dakaj.
Postimi i tij i plotë:
S’ka liberalizim per pjestaret e UÇK-së!
Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.
Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madh pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.
Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se.
Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-se qe permes kanaleve diplomatike te kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet levizja e lirë sikurse çdo shtetasi te Kosoves pa diskriminim.
Stop persekutimit te shtetasve te Kosoves nga shteti i Serbise e cila po shkel lirine fundametale te levizjes se lirë me fokus ish pjestarëve te UÇK-se.