Arrestohet në Prizren një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare

0
186

Një mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton 04 Online.

Sipas Policisë, i dyshuari gjatë viteve 2017-2019 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë prej 150,660.61 euro. Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 01.01.2017. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti gjatë periudhës 2017-2019 kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150 660.61€. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”|, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here