Arrestohet kosovari që dyshohet se vrau gruan shtatzënë në Itali

0
351

ujar Fandaj nga Kosova, i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali, është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Fandaj i cili siç raportojnë mediat italiane,  pak orë më parë kishte postuar në profilin e tij në Instagram një foto të kufirit mes Italisë dhe Sllovenisë është kapur nga karabinierë në shtëpinë e tij në Altidole.

Vetëm disa muaj më parë Vanessa Ballan kishte denoncuar Bujarin për përndjekje.

Ndërkohë, guvernatori venecian Veneto Luca Zaia, i cili në shenjë respekti anuloi të gjitha angazhimet zyrtare të planifikuara për të martën në mbrëmje, njoftoi se në ditën e varrimit të 27-vjeçares do të mbahet zi rajonale.

Ajo që e bën më tragjike vrasjen, që i shtohet listës së dhjetëra grave të vrarë për shkak të femicidit këtë vit në Itali, është se 26-vjeçarja kishte kërkuar disa herë mbrojtje.

Mediat italiane raportojnë se Vanesa dhe Bujari kanë pasur një romancë, që mbaroi një vit më parë. Por shtetasi nga Kosova, që punonte si shofer, nuk e kishte pranuar kurrë ndarjen dhe e përndiqte vazhdimisht aq sa në tetor të vitit të kaluar, e reja e denoncoi për përndjekje.

Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kërcënuar me publikimin e disa videove intime në internet dhe me vdekje. /Reporteri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here