Arrestohet i riu nga Prizreni që kërkohej me katër urdhëresa, dërgohet në burg

0
408

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Edhe i riu nga Prizreni, Flamur Deliaj, i cili kërkohej në bazë të disa urdhëresave, ka rënë së fundmi në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Deliaj – emër i njohur për organet e rendit, u arrestua mbrëmë nga Policia e Kosovës dhe u dërgua në burg për ta vuajtur dënimin.

Sinjali ka mësuar se ndaj tij kanë qenë katër urdhëresa aktive, për çka i njëjti ishte dënuar me 2 vjet burgim.

Kujtojmë se Flamuri dhe vëllai i tij, Arianiti, ishin arrestuar në janar të vitit 2022, pasi u kapën me substanca narkotike.

Ata fillimisht kishin përfunduar në paraburgim, për çka Gjykata mori parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat ishte kryer vepra penale, karakteristikat e tyre personale, pasi të njëjtit janë recidivistë edhe për vepra tjera penale tipike të kësaj natyre./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here