Policia ka arrestuar një të dyshuar kosovar në lidhje me vjedhjen në fshatin Planejë të Prizrenit të kryer më 23 janar, shkruan 04 Online.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Fsh. Planej, Prizren / 23.01.2025 – 19:00. Lidhur me veprën e lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online