Arrestohet edhe një i dyshuar për sulme ndaj gazetarëve në veri

0
243

Një tjetër serb, i dyshuar për sulme ndaj gazetarëve në veri, është arrestuar të shtunën, ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se i arrestuari është Dalibor Spasiq.

“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka shkruar Sveçla në Facebook të shtunën pasdite.

Një ditë më parë, në veri u arrestua edhe Nemanja Vllaskoviq, i dyshuar po ashtu për sulme ndaj gazetarëve.

Ditë më parë, në veri Policia e Kosovës e arrestoi edhe Milun Milenkoviq – Llunen, për të cilin autoritetet e vendit kanë thënë se ishte ndër organizatorët e sulmeve dhe protestave të dhunshme në veri, që nga fundi i majit, por edhe i organizimeve të mëhershme në veri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here