Arrestohet edhe një i dyshuar për aksidentin me tri viktima në Prizren

0
380
Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i dytë në lidhje me aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” të shtunën mbrëma, ku si pasojë mbetën tre persona të vdekur.

Për “Betimin për Drejtësi” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se personi i dytë i arrestuar është në cilësinë e të dyshuarit.

“Lidhur me rastin e aksidentit me pasoja fatale i ndodhur në autostradë, pas arrestimit fillimisht të një personi të dyshuar, sot është identifikuar dhe arrestuar edhe një person i dytë i dyshuar. Pas intervistimit të personit të dyshuar, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë”, ka thënë Kelani.

Tre personat që vdiqën të shtunën mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Prizren, ishin shikues të një gare mes veturave. Tre të tjerë pësuan lëndime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here