Arrestohet 28-vjeçari në Skenderaj, iu gjetën 59 kilogram marihuanë në shtëpi

0
306

Policia e Kosovës ka njoftuar se se ka arrestuar një 28-veçar pasi i kanë gjetur 59 kilogram marihuanë.

Kjo sasi e madhe e kësaj substance narkotike janë  gjetur në fshatin Vajnik të Skenderajt në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objekte përcjellëse, shkruan lajmi.net.

Policia ka njoftuar se kjo është realizuar pas hetimeve paraprake, ndërsa me i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Pas hetimeve paraprake dhe veprimeve të ndryshme policore, sot më 15.08.2023, rreth orës 16:20, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Mitrovicë Jugu, të asistuar nga njësi tjera policore (DHTNj, NjRSH, zyrtarë policorë nga SP Skenderaj) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajit, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit: E.A., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 59 (pesëdhjetë e nëntë) kilogram e 973 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) gram, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit shkon në ndalim policor deri në 48 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here