Arrestohen tre të dyshuar për disa raste të veprave penale “Vjedhje”

0
198

Drejtoria Rajonale në Prizren, më saktësisht njesiti i hetimeve në Prizren në bashkëpunim me zyrtarë të inteligjencës më datën 06.06.2024, përmes rrugëve operative kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin e mitur i cili besohet të jetë involvuar në më së paku 5 raste të ndryshme të vjedhjeve të rënda.

Gjatë kësaj jave hetuesit policor, nga stacioni policor në Prizren, kanë arritur të arrestojnë edhe dy persona të tjerë për raste të vjedhjeve të rënda të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatëve mbrojtës.

Me këtë rast janë gjetur dhe dëshmuar prova relevante së këta persona janë të involvuar në këto raste të vjedhjeve.

I dyshuari i parë i mitur është liruar në procedurë të rregullt ndërsa dy të dyshuarit e tjerë pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here