Policia e Kosovës çdo ditë përballet me raste të ndryshme të cilat raportohen nga qytetarët, e ku në shumicën e rasteve ata përballen edhe me të dyshuarit të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale.
Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 19 persona, shkruan SO.
Poashtu, në 24 orëshin e fundit policia njofton se 12 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe 6 të tjetër në vuajtje të dënimit.
Raporti i policisë përmbanë edhe arsyet e arrestimeve të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë ka arrestuar 3 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje dhe vjedhje.
“DHUNË NË FAMILJE
- Prizren 27.01.2023 – 10:35. Viktima femër kosovar ka njoftuar policinë se në vazhdimësi ka dhunë nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Prizren 27.01.2023 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes si dhe kishte demoluar disa gjësende nëpër shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.
“VJEDHJE E RËNDË
- Fsh. Planejë, Prizren 17.01.2023 – NN. Është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar që kishte kryer vjedhje në shtëpitë e dy viktimave meshkuj kosovarë. Disa nga gjësendet e gjetura tek i dyshuari u janë kthyer pronarëve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet tutje në njoftim.