Arrestohen pesë të dyshuar për prostitucion në Prizren, në mesin e tyre një i moshuar

0
229
Foto: Ilustrim

Ushtrimi i veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit vazhdon të mbetet fenomen shqetësues dhe sfidë për institucionet kosovare.

Organet e rendit vazhdimisht përmes veprimeve hetimore bien në gjurmët e personave që dyshohen për marrje me prostitucion.

Në prangat e Policisë kanë rënë edhe pesë persona në qytetin e Prizrenit, ndër ta edhe një person i moshuar.

Pas mbledhjes së informacioneve nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, është zbuluar se 26-vjeçarja ka ofruar shërbime seksuale me pagesë.

Sinjali mëson se katër të dyshuarit janë proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prizren, ndërsa ndaj të dyshuarës është iniciuar rast për ‘Marrje me prostitucion’.

Kujtojmë se muajt e fundit janë zbuluar një numër i madh i rasteve të prostitucionit dhe shumë prej tyre janë kapur në qytetin e Prizrenit./GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here