Arrestohen pesë persona për organizimin e bixhozit të paligjshëm në Prizren

0
124

Policia e Kosovës në Prizren ka zhvilluar një aksion në disa lokale ku dyshohej për organizim të lojërave të fatit të paligjshme. Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi të veprimtarisë kundërligjshme dhe janë sekuestruar materiale si prova.

Pesë persona janë arrestuar, dy prej tyre janë ndaluar me vendim të prokurorit, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Një lokal është mbyllur, ndërsa për parregullsitë e tjera janë marrë masa nga inspektorët përkatës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Arrestohen pesë (5) persona për organizimin e bixhozit të paligjshëm në Prizren

Prizren, 20.08.2025

Me datë 19.08.2025, njësitet policore nga Stacioni Policor Prizren, pas një pune të përkushtuar hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, kanë zbatuar urdhër kontrolli në disa lokacione ku dyshohej se pronarët dhe punëtorët e lokaleve të caktuara mundësonin zhvillimin e lojërave të fatit.

Janë gjetur dëshmi dhe fakte të cilat konfirmojnë dyshimet për veprimtari të kundërligjshme. Materialet e dyshimta janë sekuestruar përkohësisht si prova në procedurë penale.

Janë arrestuar pesë persona të dyshuar. Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj dy prej tyre, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit, njësiti i hetimeve është asistuar nga patrullat policore, njësiti i NJRSH, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe inspektorët komunalë të tregut.

Një nga lokalet është mbyllur dhe i janë vendosur vulat zyrtare. Për parregullsitë tjera janë hartuar procesverbale nga inspektorët përkatës.

Rasti mbetet nën hetim, ndërsa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here