Arrestohen dy persona në Prizren, sekuestrohen kokainë, marihuanë e para të gatshme

0
82

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale që lidhen me narkotikët.

Gjatë kontrollit të realizuar në një shtëpi banimi, t janë sekuestruar po ashtu  provat materiale që ndërlidhen me veprën penale, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportit 24-orësh janë sekuestruar  8.72 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 36.66 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, 1 pajisje DVR (e cila dyshohet se është përdorur për incizime apo mbikëqyrje), 2 telefona mobil, të cilët do të ekzaminohen për komunikime të mundshme lidhur me rrjetin e shpërndarjes, 200 euro para të gatshme, për të cilat dyshohet se mund të jenë të ardhura nga shitja e substancave narkotike./Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here