Dy të mitura në Prizren janë arrestuar pasi kanë kanosur me thikë një tjetër.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjete sociale.
“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, të mitura pasi që me një mjet të mprehtë, thikë kanë kanosur viktimën femër kosovare- e mitur. Të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, njofton më tej policia.