Arrestohen 6 persona që u rrahën mes vete në Prizren, njëri i lënduar rëndë

0
352
Foto: Ilustrim

Gjashtë persona dyshohet se janë rrahur mes vete në Prizren ku edhe kanë marrë lëndime trupore.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se kanë arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se të njejtit janë rrahur mes vete, si pasojë e rrahjes katër persona kanë marrë lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda) dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00 në rrugën “Hamit Bojniku”, në Prizren.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi janë rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes katër nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda) dhe të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërsa, me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here