Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se më datë 04.03.2022, në orës 01:55, Policia në Suharekë kishte pranuar një informatë se në lagjen ‘Shirokë’ të Suharekës , disa persona janë duke luajtur bixhoz.
Veprimet e Policisë kanë qenë të menjëhershme, ku brenda lokalit është hasur pronari i lokalit me 13 persona që kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë si dhe zhetonë të cilët përdoren për ketë lojë
Në lidhje me veprimet policore është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale.
Lidhur me ketë rast në Stacionin Policor Suharekë janë shoqëruar:
B .A., i datëlindjes 1977 m/sh/k
E. B., i datëlindjes 1995 m/sh/k
A.. G ., i datëlindjes 2002 m/sh/k
E.A., i datëlindjes 1979 m/sh/k
E. F., i datëlindjes 1989 m/sh/k
R. A., i datëlindjes 1968 m/sh/k
G. Ll., i datëlindjes 1984 m/sh/k
E .V., i datëlindjes 1990 m/sh/k
A..N., i datëlindjes 1993 m/sh/k
A. Th., i datëlindjes 1997 m/sh/k
F. P., i datëlindjes 1990 m/sh/k
G. Z., i datëlindjes 1985 m/sh/k
A. B., i datëlindjes 1971 m/sh/k
R. A., i datëlindjes 1984 m/sh/k
Pas intervistimit të personave të dyshuar, personat janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë.