Arrestimi i Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh – Prokuroria Speciale jep detaje

0
63

Prokuroria Speciale ka njoftuar për arrestimin e Fatmir Shehollit, i dyshuar për veprën penale “Spiunazh”.

Sipas Prokurorisë, operacioni është kryer me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale ‘Spiunazh’. I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘Spiunazh’, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, Sheholli është ndaluar për 48 orë, ndërsa janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e tij për sigurimin e provave të tjera.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, theksohet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here