Arrestimi dhe përpjekja për ta degraduar Arbnorin nuk kalon

0
760

Nuk janë të rralla rastet kur drejtësia selektive përdoret për eliminim të kundërshtarit.

Në botë ka miliona e miliona raste kur shpifet ndaj sportistëve, këngëtarëve, politikanëve dhe figurave publike në mënyrë që të denigrohen.

Në fakt ka pak personaliete publike në botë qe nuk e kanë kaluar një proces të tillë.
Keto ditë, Prizreni dhe jo vetëm Prizreni. ka vluar nga lajmet e komentet mbi arrestimin e dy sportistëve të basketbollit përfshirë Arbnor T Rifati.

Drejtësia do të ketë kohën e gjithë botës që të hulumtoj secilën shpifje e secilin pretednim, por arrestimi dhe përpjekja për ta degraduar Arbnorin nuk kalon.

Nuk kalon sepse Arbnori i ka dhënë sportit të Kosovës e posaqërisht Prizrenit shumë më shumë se sa secili thashethemxhi në cilëndo qoshe të qytetit.

Sepse figura kampionale e Arbnorit në basketboll, është vlerë e ndërtuar me shumë mund e konstribut të tij dhe familjes, dhe është vlerë për Prizrenin, Kosovën dhe më gjerë.
#ArbnoriKampion 

Shkruan: Arben AHMETI – Gazetar

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here