Aro Muric: Vendim egoist i FFK, shkuam atje për ushqim, jo për aheng

0
141

Edon Zhegrova, Arijanet Muriq dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga grumbullimi me vendim të selektorit, Franco Foda dhe FFK-së.

Në emisionin “Sports Show” ka folur Arijanet Muric, i cili ka thënë se ky është vendim egoist nga FFK.

“Mendoj se është vendim egoist i FFK, vijmë këtu të luajmë për shtetin. Ne e kemi një ekip të sigurisë që na ndjek 24/7, por janë ata që i publikojnë këto, për të mbuluar keqmenaxhimin e tyre. Nuk duhet ta kemi ne vëmendjen për jetën tonë private, ata po krijojnë probleme si mund të jemi të suksesshëm kur të gjithë mundohen ta fajsojnë njëri tjetrin. Ne shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng”, ka reaguar Arijanet Muric.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media.

FFK nuk ka bërë të ditur për veprimet e futbollistëve në fjalë, mirëpo ka shtuar Komiteti Ekzekutiv i FFK-së do të marrë vendim për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here