Aro Muric transferohet në Serie A te Sassuolo

0
23

Arijanet Muric është larguar zyrtarisht nga Ipswich Town dhe do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Portieri i Kombëtares së Kosovës është bashkuar me skuadrën e rikthyer në Serie A, Sassuolo.

27-vjeçari është huazuar nga Ipswich Town, ndërsa klubi italian ka të drejtën e blerjes së tij pas një viti për 10 milionë euro.

Për reprezentuesin kosovar kjo është hera e parë që do të luajë në Itali, pasi më parë ka mbrojtur në Angli, Turqi, Spanjë dhe Holandë.

Muric tashmë është prezantuar te Sassuolo dhe pritet të debutojë më 23 gusht në Serie A kundër kampionit në fuqi, Napolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here