Arnold drejt largimit nga Liverpool, pranë transferimit te Real Madridi

0
93

Duket se epoka e Trent Alexander-Arnold te Liverpooli po i afrohet fundit, pasi mbrojtësi anglez është shumë pranë një kalimi te Real Madridi, shkruan 04 Online.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, gjigantët spanjollë tashmë kanë bërë një lëvizje konkrete duke dërguar një ofertë zyrtare në kampin e lojtarit. Burimet thonë se marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe pritet të finalizohet së shpejti.

26-vjeçari, i cili ka qenë një nga figurat kyçe të Liverpoolit gjatë viteve të fundit, duket gati për një hap të madh në karrierë duke iu bashkuar kampionëve evropianë në një lëvizje që mund të tronditë merkaton e verës./04 Online

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1904496241700184424

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here