Arne Slot flet për interesimin e Real Madridit ndaj Alexander-Arnold

0
39

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, ka folur për interesimin e Real Madridit ndaj Trent Alexander-Arnold.

Mbrojtësi anglez ka kontrat me ”Redsat” deri në qershor të vitit 2025, dhe mediat kanë raportuar se klubi mbretëror synon transferimin e tij si transferë i lirë, shkruan IndeksOnline.

Por interesimi i Realit për Arnold, duket se nuk i bën përshtypje trajnerit të Liverpulit, Arne Slot.

“Unë mendoj se ju i nënvlerësoni lojtarët tanë. Këta lojtarë janë mësuar të lidhen me të gjitha klubet më të mira në baza ditore!. Nëse mendoni se ata janë të shqetësuar nga këto interesa, atëherë unë mendoj se ju nuk bëni drejtësi se sa të fortë janë mendërisht dhe me çfarë janë mësuar”, ka deklaruar tekniku holandez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here