Armando Broja drejt Serie A? Parma e interesuar për sulmuesin shqiptar

0
86

Armando Broja pritet të ndryshojë skuadër gjatë këtij afati kalimtar veror. Sipas raportimeve nga Italia, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mund të transferohet në Serie A, shkruan 04 Online.

Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, ka raportuar se Parma ka shprehur interesim për lojtarin e Chelseat, i cili ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësi në “Stamford Bridge”.

Broja nuk arriti ta konsolidojë veten te Chelsea, mes huazimeve dhe lëndimeve që e penguan të shfaqte potencialin që dikur e bëri një nga talentët më premtues të klubit. Një kalim në Itali mund t’i hapë një kapitull të ri në karrierën e tij./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here