Arlinda Krasniqi nga LDK synon Kuvendin e Prizrenit: Do të jem zëri i qytetarëve

0
108

Arlinda Krasniqi, mësimdhënëse dhe kandidate e LDK-së për Kuvendin e Prizrenit, premton angazhim për transparencë, arsim cilësor, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm, shkruan 04 Online.

E lindur më 25 mars 1985 në Prizren, ajo thotë se përkushtimin dhe korrektësinë e dëshmuar në arsim do t’i bartë edhe në shërbim të komunitetit.

Kush është Arlinda Krasniqi?

Arlinda Krasniqi ka lindur më 25 mars 1985. Shkollimin e lartë e ka përfunduar në Prizren, ku kreu studimet universitare dhe u përgatit profesionalisht për fushën e arsimit.

Që nga përfundimi i studimeve, ajo i është përkushtuar profesionit të mësimdhënëses, duke dhënë kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

E njohur për përkushtimin, korrektësinë dhe dashurinë ndaj punës, Arlinda synont ë bartë këto vlera edhe në fushën e shoqërisë dhe politikës.

Si kandidate për Asamble, ajo synon të jetë zëri i qytetarëve, duke promovuar transparencën, arsimin cilësor, barazinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here