Arjen Robben nis karrierën si trajner, emërohet te Groningen U14

0
82

Ish-ylli i Bayern Munchenit dhe përfaqësueses së Holandës, Arjen Robben, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij – këtë herë në rolin e trajnerit. Pas pensionimit nga futbolli në vitin 2021, Robben është emëruar trajner i skuadrës U14 të Groningenit, shkruan 04 Online.

Interesant është fakti se në këtë ekip luan edhe djali i tij, Luka Robben, duke i dhënë kështu një dimension të veçantë këtij angazhimi të ri.

41-vjeçari Robben, i njohur për shpejtësinë dhe driblimet karakteristike, gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e disa prej klubeve më të mëdha europiane, si PSV, Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Tashmë, ai synon të transmetojë përvojën e tij te brezi i ri i futbollistëve./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here