Arijanet Muriç drejt largimit nga Ipswich Town, interesim nga Italia dhe Franca

0
97

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriç, pritet të largohet nga Ipswich Town gjatë kësaj vere. Pas rënies së skuadrës nga Premierliga, gardiani kosovar po shqyrton opsione të reja për të vazhduar karrierën, shkruan 04 Online.

Sipas gazetarit sportiv Dominik Schneider, për Muriçin tashmë ka nisur interesimi konkret nga klube evropiane, veçanërisht nga Italia dhe Franca. Portieri shtatlartë, i cili vjen nga Mali i Zi, po shihet si një përforcim i mundshëm për disa ekipe që kërkojnë stabilitet mes shtyllave.

Ende nuk ka ndonjë marrëveshje zyrtare, por pritet që në javët në vijim situata të qartësohet, ndërsa Muriç mbetet një nga emrat më të lakuar për një transferim potencial gjatë këtij afati kalimtar./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here