Arifi fton Kurtin t’i vizitojë shqiptarët e Luginës

0
578

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka reaguar pas konfirmimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovës se i ka dhënë leje kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, për të vizituar të hënën Veriun e Kosovës.

Me këtë rast, Arifi i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për vizitë dyditore te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar vizitën e kryeministres së Serbisë në Kosovë. Kështu, më 5 shtator, zonja Brnabiq udhëton për të takuar komunitetin serb në veri të Kosovës.

Ftoj kryeministrin e Kosovës për vizitë zyrtare dyditore te shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

MPJD-ja ka konfirmuar për Telegrafin të premten se i ka dhënë leje Brnabiqit për këtë vizitë, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë për vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës,  i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022”.

“Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, u tha në përgjigjen e kësaj ministrie.

Sipas raportimeve të N1, Brnabiq dhe drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të qëndrojë në Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here