Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka prezantuar Arianit Kabashin si kandidat për Kuvendin e Prizrenit, shkruan 04 Online.
Abrashi ka thënë se Kabashi ka përvojë disa vjeçare në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke punuar me projekte në zhvillim digjital, IT, programim dhe inteligjencë artificiale. Ai theksoi se angazhimi i profesionistëve të tillë është garanci për ta shndërruar Prizrenin në një qendër moderne të inovacionit dhe krijimtarisë, ku të rinjtë dhe gratë do të kenë më shumë mundësi zhvillimi.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Arianiti ka vite përvojë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke punuar me projekte në zhvillim digjital, IT, programim dhe inteligjencë artificiale. Ai beson se fuqizimi i të rinjve dhe grave është çelësi për një të ardhme më të mirë.
Mbështetja e profesionistëve si Arianiti më jep besim se Prizreni mund të bëhet një qendër moderne e inovacionit dhe krijimtarisë – një vend ku të rinjtë dhe gratë kanë mundësi të zhvillohen pa pasur nevojë të largohen nga vendi.
#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#arianitkabashi