Argjentina është shpallur kampion i Botës për herë të tretë në histori.
Skuadra nga Amerika latine në finale ka mposhtur Francën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-2.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 2-2, shkruan Indeksonline.
Luonel Messi shënoi në minutën e 23-të derisa Di Maria dyfishoi rezultatin në minutën e 36-të.
Kur festa e Argjentinës kishte nisur, në skenë doli Kylian Mbappe i cili shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 80-të dhe 81.
Në vazhdime, u shënua edhe nga një gol nga secila skuadër.
Messi realizoi në minutën e 109-të derisa Mbappe barazoi përsëri në minutën e 118-të. /IndeksOnline/