Argjentina i bëri një surprizë të hidhur Brazilit në mitikun Maracana teksa e mposhti Selecaon me shifrat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2026.
Kjo ishte një disfatë historike për pesë herë Kampionët e Botës duke qenë se për herë të parë u mposhtën në shtëpi në një ndeshje kualifikuese për Botëror.
Sfida nisi me 27 minuta vonesë për shkak të përleshjeve mes tifozëve në tribuna, teksa u desh ndërhyrja e policisë. Kjo e fundit në fakt, acaroi edhe më shumë tifozët miq ndërsa nuk ngurroi të ndërhynte edhe portieri Emiliano Martinez, që shkoi në mbrojtje të bashkëkombasve të tij.
Sa i përket ndeshjes, ajo u vendos në pjesën e dytë nga një gol me kokë i mbrojtësit Nicolas Otamendi në minutën e 63-të. Nëntë minuta para fundit, Brazili mbeti me 10 lojtarë pasi Joelington u përjashtua me karton të kuq pasi nuk i mbajti nervat ndaj De Paul.
Argjentina ia doli ta ruante avantazhin deri në fund dhe i shkaktoi Brazilit humbjen e tretë radhazi në këto eliminatore për Botërorin 2026. Aktualisht, kryeson renditjen e grupit në Amerikën e Jugut me 15 pikë ndërsa Brazili “rrëshket” në vendin e gjashtë me vetëm shtatë pikë pas gjashtë ndeshjesh të luajtura.