Manchester City është futur në garë për transferimin e mesfushorit kosovar, Ardon Jashari, i cili po kalon një moment të jashtëzakonshëm në karrierë, shkruan 04 Online.
Sipas mediave angleze dhe belge, City e ka vendosur 21-vjeçarin si një nga prioritetet kryesore të merkatos, vetëm një ditë pasi ai u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Belgjikë falë paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e Club Brugge.
Klauzola e largimit të Jasharit është rreth 35 milionë euro, një shumë që kampionët e Anglisë nuk e shohin si pengesë për të siguruar shërbimet e tij.
Transferimi te një klub si City do të ishte një hap i madh për Jasharin, i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Pep Guardiola./04 Online