Ardian Krasniqi në ring sonte kundër Diego Ramirez

0
73

Sonte, boksieri shqiptar Ardian Krasniqi do të ngjitet në ring për një nga përballjet më të mëdha të karrierës së tij.

Nipi i legjendës së boksit shqiptar Luan Krasniqi do të përballet me boksierin argjentinas Diego Ramirez, në një duel që premton shumë emocion.

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar matjet zyrtare, duke konfirmuar përgatitjen e të dy boksierëve.
30-vjeçari Ramirez ka një bilanc prej 27 fitoreve (6 me nokaut) dhe 12 humbjesh (4 prej tyre me nokaut).

Në anën tjetër, Ardian Krasniqi ka një rekord të përsosur: 10 fitore nga 10 ndeshje, të gjitha me nokaut, duke treguar forcën dhe vendosmërinë e tij në ring.

Meçi do të zhvillohet në Stuttgart të Gjermanisë, në kuadër të WBO International, ku Krasniqi synon ta mbrojë titullin e kampionit.

Përballja do të transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin T7, nën komentimin e doajenit të gazetarisë sportive, Agim Kasapolli.

Mbrëmja sportive nis me duele të tjera interesante, ndërsa meçi i Krasniqit pritet të fillojë rreth orës 22:30.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here