E ardhmja e referimit në basketbollin kosovar po merr formë me emra të rinj që po tregojnë profesionalizëm dhe pasion për sportin. Njëri prej tyre është Ardi Sopa, 18-vjeçar nga Prizreni, i cili këtë të diel do të debutojë si gjyqtar në Superligën e Femrave, në ndeshjen Prishtina – Peja 03, që zhvillohet në orën 15:00, shkruan 04 Online.
Ardi është student i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, ku po e ndërthur teorinë me praktikën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Me punë të palodhshme, qasjen e drejtë dhe paanshmërinë profesionale, ai shihet nga komuniteti i basketbollit si një ndër referët premtues të së ardhmes. Debutimi i tij në nivelet më të larta të basketbollit kosovar është dëshmi e përkushtimit dhe seriozitetit që ai tregon ndaj këtij profesioni.
Basketbolli kosovar duket se po fiton një emër të ri në botën e referimit, Ardi Sopa, një talent që pritet të kontribuojë në ngritjen e standardeve të gjykimit në vend./04 Online