Arbnora Ademaj, aktorja e njohur dhe e talentuar që ka fituar famë jo vetëm në Kosovë por edhe në industrinë e kinematografisë turke, ka befasuar publikun me një ndryshim të guximshëm në pamjen e saj.
E njohur për bukurinë e saj natyrale dhe tiparet bionde që kanë qenë pjesë e imazhit të saj për një kohë të gjatë, Arbnora ka vendosur të bëjë një transformim të plotë, duke kaluar nga bionde në zeshkane.
Ky ndryshim drastik ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, të cilët e kanë vershuar me komente dhe komplimente.
Shumë prej tyre e kanë cilësuar si një transformim mahnitës, duke e përshkruar pamjen e saj të re si elegante dhe misterioze. Ky ndryshim, i cili përkon me fillimin e stinës së vjeshtës, ka ndihmuar Arbnorën të krijojë një imazh më të thellë dhe më të sofistikuar, duke i dhënë asaj një aurë të re.
Shiko foton: