Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, mori pjesë në takimin e organizuar me banorët e Korishës, ku ka marrë përkrahje për garën e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit. P
ërmes një postimi në rrjetet sociale, Rexhaj ka falënderuar banorët e kësaj zone për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre.
“Korishë, faleminderit shumë!” ka shkruar ai.
Rexhaj, i cili mban numrin 29 në listën e LVV-së, po kërkon një mandat tjetër në Kuvendin e Kosovës, duke premtuar angazhim të pandalshëm për qytetarët. Ai është duke vazhduar takimet e tij në terren, duke u fokusuar në nevojat dhe shqetësimet e banorëve në zona të ndryshme të vendit.
Postimi i plotë:
Korishë, falemnderit shumë!