Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë fituese në komunën e Prizrenit, ndërsa kandidati më i votuar për deputet në këtë komunë është Arbër Rexhaj, me 9,074 vota, shkruan 04 Online.
Rexhaj ka kryesuar listën e kandidatëve më të votuar nga LVV-ja në Prizren, duke siguruar një mbështetje të madhe nga elektorati prizrenas. Pas tij renditen Artan Abrashi me 8,661 vota dhe Hajrulla Çeku me 8,405 vota, duke konfirmuar dominimin e LVV-së në këtë komunë.
Haxhi Avdyli nga GUXO ka siguruar 7,391 vota, ndërsa Mytaher Haskuka ka marrë 7,388 vota. Dafina Alishani dhe Ilir Gashi, po ashtu, kanë arritur rezultate të mira me 6,907 dhe 6,606 vota përkatësisht.
Nga kandidatët e tjerë, Jetmire Vrenezi ka marrë 2,773 vota, ndërsa Nora Fetoshi ka siguruar 3,312 vota./04 Online