Kandidati për deputet nga LVV, Arbër Rexhaj, shprehi entuziazmin e tij për mbështetjen e fuqishme që ka marrë nga banorët e Arbanës në Prizren.
Ai theksoi se me numrin 118, Kosova do të shijojë fitoren më 9 shkurt, dhe se kjo fitore është e mundur falë energjisë dhe mobilizimit të 500 mijë zemrave që do të bëjnë realitet këtë ndryshim.
Postimi i plotë:
Në Arbanë të Prizrenit, bashkë me banorët e mobilizuar, me entuziazëm të jashtëzakonshëm po presim fitoren e 9 shkurtit. 118 është numri i fitores, dhe cep më cep ndihet fuqia e 500 mijë zemrave që do ta bëjnë realitet këtë fitore.