Është i ri në moshë, por shumë i dhënun pas shkrimeve. Madje, është rritur me shkrime të ndryshme, me poezitë, tregimet, fjalët e urta, dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për Arbër Kabashin nga fshati Kabash i Hasit të Prizrenit, i cili aktualisht është maturant në shkollën e mesme ekonomike “Ymer Prizreni” në Prizren.
Kabashi ndryshe njihet si lexues i pasionuar, i cili ka marrë pjesë edhe në organizime të ndryshme arsimore, kulturore e sportive.
“Sytë e jetës”, mban titullin libri i tij i parë i cili sot ka dal nga shtypi, në të cilin janë paraqitur mendime të arta në një vëllim prej 199 faqe.
Libri është redaktuar dhe lektoruar nga Ilam Berisha, derisa Berat Batiu është kujdesur për faqosjen e tij.
Ju kujtojmë se Arbëri është djali i aktivistit të dalluar të LDK-së në Prizren, Fejzë Kabashi, i cili njëherit ishte edhe drejtor në Drejtorinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit në qeverisjen e Mytaher Haskukës.
Ky është libri i parë i Arbërit, të cilin mund ta gjeni nëpër librari të ndryshme në qytetin e Prizrenit./04 Online