Arben Kyçyku, infermier dhe vullnetar i njohur për përkushtimin në shërbim të qytetarëve, garon për herë të parë për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga radhët e AAK-së, shkruan 04 Online.
Në zgjedhjet e 12 tetorit ai mban numrin 7 në listën zgjedhore.
Kyçyku synon të forcojë shërbimet shëndetësore dhe të kontribuojë në krijimin e politikave lokale që vendosin qytetarin në qendër.
Njoftimi i plotë i Abern Kyçykut
– Numri që mbron qytetarët!
Të dashur qytetarë të Prizrenit,
Me nder dhe përkushtim, shpall kandidaturën time për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Jam infermier me dekada përvojë në shërbim të komunitetit, gjithmonë pranë njerëzve, në ditët më të vështira e në momentet më të ndjeshme të jetës së tyre. Tani, këtë përvojë dhe këtë ndjeshmëri ndaj nevojave të qytetarëve dua ta sjell në institucionin ku merren vendime për ta.
Besoj në politikën që shërben, jo që sundon. Prandaj, i bashkohem ekipit të Aleancës dhe kandidatit tonë për kryetar, Besnik Krasniqit, për ta bërë Prizrenin një vend më të drejtë, më të kujdesshëm dhe më të ndjeshëm për secilin qytetar.
Me përulësi, kërkoj besimin tuaj që të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal.
Me respekt,
Arben Kyçyku
Kandidat për Kuvendin Komunal – Prizren
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës